22,06,2024

Liga Institucionale : OVL e UÇK-së dhe Mediat hyjnë në ligën e parë

Must Read

Të shtunën u zhvillua gjiro e 17-në në Ligën e Parë, kurse gjiro e fundit në Ligën e Dytë.

Në Ligën e Parë u zhvilluan 8 takime.

-KF Gjykata e kapitenit Azem Shabani u mposht në derbin e javës nga KF  Zjarrfikësit me rezultat 5:3. Ishte një super ndeshje,ku pamë gola,aksione të bukura,shtylla dhe gjithçka tjetër.

-KF Policia e Basri Shabanit vazhdon me fitore.Këtë javë kjo skuadër mposhti 8:3,SHFMU ”Gjon Sereqin”,për të rimarrë kreun e tabelës.

-Raiffeisen Bank mposhti Profat-Balaj me rezultat 3:2,për të vazhduar kështu serinë e fitoreve edhe pas kësaj jave. -SHFMU ”Imri Halili” arrin rekord të ri në Ligë.Kjo skuadër këtë javë arriti fitoren e 10-të radhazi.Këtë javë viktimë e skuadrës së Fatlum Hajrullahut ishte Posta

-Vala,të cilët u mposhtën 8:1. Më meritori për këtë fitore ishte Fatlum Maloku. -Shoqata dhe KEDS u ndanë në paqe.Skuadra e kapitenit Adnan Selmani nuk arriti të marrë më shumë se një pikë këtë javë. KEDS pas këtij barazimi zbeh dhe më shumë gjasat që të futet në garat e Play-Off.

-FSK mposht me rezultat 10:2 Turizmin,për të vazhduar kështu të mbes në hap me skuadrat tjera të kreut. -Spitali i kapitenit Pajazit Qorri këtë javë mposhti Gjimnazin ”Kuvendi i Arbërit” me rezultat 10:2.

-Skuadra e Pastërtisë mposhti Shëndetësinë me rezultat 2:1. U zhvillua një takim shumë interesant,por më konkret në rastet e tyre ishin skuadra e Pastërtisë. Në Ligën e dytë u zhvilluan 3 takime.

-Skuadra e OVL-së arriti që në ndeshjen e fundit të sezonit të mposht Mediat me rezultat 13:0. Edhe përkundër humbjes Mediat do i bashkohen OVL-së në Ligën e Parë nga sezoni i radhës.

-SHMT  ”Pjetër Bogdani” mposht SHFMU ”Besim Rexhepin” me rezultat 4:2.Skuadra e Rinor Asllanit arriti që në fund të sezonit të sigurojë pozitën e 4-të në tabelë.

-KBI-Ferizaj arriti të shënojë plot 12 herë në portën e skuadrës SHFMU ”Skëndërbeu”,për të arritur kështu të mbajë pozitën e tretë në renditjen tabelare të Ligës së Dytë.Rezultati përfundimtar ishte KBI 12:3 Shfmu ”Skëndërbeu”. /Arbnor.J

12968542_831811746950570_426776206_n

12920877_831811736950571_524576415_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img