834 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizaj

Share

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë periudhës 01–15.04.2026, ka shqiptuar gjithsej 834 gjoba ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara.

 “Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projekt-fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, me moton kryesore: “Mos e mat jetën me kilometra në orë.”

 Apel për shoferët:

 Shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferit dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja në njerëz.

 Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

 Ftohen qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

 Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme: