19,11,2024

8 lloje të fotografive të fëmijëve që nuk duhet një prind t’i postojë kurrë

Must Read

Kur janë të sëmurë
Si prindër, mbrojtja e fëmijëve është detyra kryesore dhe nuk duhet të përfitoni prej tyre. Përpara se të postoni foto të tilla pyesni veten nëse do ju pëlqente që dikush të postonte një foto tuajën në atë gjendje.

Foto që i vënë në siklet
Foto të tilla mund të kenë efekt shkatërrues për fëmijët. Jo vetëm që shkel besimin mes prindërve dhe fëmijëve, por shkakton çrregullime stresi post-traumatik, depresion dhe ankth.

Foto nga uturaku
Mos harrroni seçdo gjë që postohet në internet zgjat përgjithmonë dhe ndoshta fëmijës suaj nuk do t’i pëlqente të shikonte një foto të tillë kur të rritet.

Detajet private
Mbajini fëmijët të sigurt duke mos ndarë kurrë emrat e tyre të plotë, adresat, ku shkojnë në shkollë, adresën ku i mban dadoja etj.

Foto në grup
Nëse vendosni të ndani fotot e fëmijëve tuaj në internet, kjo është zgjedhja juaj. Por, duhet të bëni kujdes me fotot ku ka edhe fëmijë të tjerë pasi ju nuk keni të drejtë të merrni këtë vendim për ta.

Kujdes bullizmin
Tregohuni të vëmendshëm, sepse mund të ketë foto që nxjerrrin në pah ndonjë dobësi të fëmijës suaj dhe kjo mund të bëhet objekt që ta tallin në shkollë, kopsht etj.

Aktivitete të pasigurta
Foto me një gotë alkool ose cigare në dorë? Mos i postoni këto foto në rrjete sociale sepse përcillni mesazhe të gabuara dhe nxisni diskutime që do t’ju lëndojnë./pernenat.al/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img