17,05,2024

50 euro gjobë për shoferët që s’e kanë me vete Raportin Evropian të Aksidenteve

Must Read

Të gjithë ata shoferë, të cilët do të hasen në komunikacion pa dokumentin e quajtur Raporti Evropian i Aksidenteve, rrezikojnë të gjobiten nga Policia e Kosovës.

Derisa ligji mbi komunikacionin rrugor parasheh një gjobë prej 50 eurosh për ata shoferë të cilët nuk e kanë këtë raport, gjobë shumëfish më të madhe rrezikojnë të marrin kompanitë e sigurimeve të automjeteve, raporton KTV.

Mirëpo, e gjithë kjo situatë e krijuar për Byronë Kosovare të Sigurimeve po konsiderohet si e paligjshme.

Policia e Kosovës thotë se ka punuar mjaftueshëm për informimin e qytetarëve mbi pajisjen dhe mbushjen e këtij raporti, derisa thotë se që nga miratimi i ligjit mbi komunikacionin rrugor ka nisur së zbatuari dhe në vazhdimësi është duke marrë masa për implementimin e tij.

Por shumë shoferë vazhdojnë të mos kenë asnjë informatë për këtë raport. Ka të atillë që tashmë e kanë këtë raport në veturat e tyre.

Ekspertët e komunikacionit rrugor thonë se me mbushjen e këtij raporti synohet që të evitohen tollovitë në komunikacion gjatë aksidenteve me dëme të vogla materiale.

Megjithatë ata konsiderojnë se qytetarët e Kosovës nuk janë të informuar sa duhet për këtë raport derisa ndaj tyre ka nisur gjobitja.

Raporti Evropian i Aksidenteve përmban një formë që duhet plotësuar me të dhënat personale të shoferëve dhe mjeteve të përfshira në aksident.

Ai mund të mbushet në rastet kur automjetet përfshihen në aksidentet me dëme të vogla materiale dhe shoferët pajtohen që ta plotësojnë raportin i cili më pas i dërgohet për kompensim kompanisë së sigurimeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img