Ky numër është më i lartë sesa i atyre që vdesin HIV/AIDS, tuberkulozi dhe vdekjet e ndryshme në trafik.
Në fakt vdekjet nga ajri I ndotur është rreziku I katër më I madh që kërcënon shëndetin e njerëzve, pas shtypjes së gjakut, rrezikut nga dietat dhe duhan pirja.
Ndotja e ajrit po shkaktohet nga termocentralet e ndryshme, industria dhe transporti si dhe ngrohjet e ndryshme që përdoren në shtëpi.
Ky është një problem në mbarë botën, por disa vende janë shumë më të rrezikuara dhe të prekura nga ndotja e ajrit.
Duke realizuar edhe një video me të dhëna për dhjetë vendet me ndotjen më të lartë në botë, Forumi Botëror Ekonomik fatkeqësisht vëren se rajoni I Ballkanit është me ajrin ndër më të ndoturit në botë.
Janë disa shtete të Ballkanit që janë në këtë dhjetëshe duke bërë që të zënë vendin kryesor të ndotjes në botë.
Lajmi.net i sjell të radhitura ashtu siç janë prezantuar, duke u bazuar në shumë të dhëna si numri I vdekjeve për kokë banori, nivelin e ndotjes, e të dhëna të tjera.
Sipas kësaj radhitje, Shqipëria është me ajër të ndotur më shumë se Kina e Bosnja e Hercegovina më shumë se Shqipëria.
Brenda dhjetë vendeve më të ndotura në botë nuk ka asnjë shtet nga kontinentet e Amerikës./lajmi.net
10-Serbia
9-Rumania
8-Ukraina
7-Sierra Leone
6-Kina
5-Shqipëria
4-Bullgaria
3-Bosnja e Hercegovina
2-Koreja e Veriut
1-Gjeorgjia
.