Shëndetësi

5 Këshilla për parandalimin e gripit

By FerizajPress

August 20, 2017

Gripi është sëmundje virale i cili përhapet kryesisht gjatë stinës së dimrit, megjithatë kohët e fundit për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe ndryshimit të menjëhershëm të temperaturave po paraqitet edhe në stinët e tjera pra edhe në stinën e verës. Doktor Agon F. Bislimi jep 5 këshilla për parandalimin e gripit.

1. VAKSINOHUNI.

Vaksinohuni kundër gripit sezonal.

2. Njihuni me shenjat dhe simptomat e Gripit.

– Temperaturë

– Kollë

– Djegie fyti

– Të dridhura apo ethe

– Lodhje e madhe

– Hundë të zëna ose që rrjedhin

– Dhembje e muskujve

– Kokëdhimbje

3. Mësoni si të kolliteni.

Kollituni ose Teshtini në mëngën e veshjes suaj, në shami ose në shuplakën e dorës tuaj.

4. Lajini duart gjatë dhe shpesh (me sapun e ujë, ose dezinfektues duarsh) si edhe mundohuni të mos prekni sytë, hundën ose gojën.

5.Mos u qëndroni afër njerëzve të sëmurë.

Agon Bislimi