19,12,2024

5 gabimet që duhet të shmangni kur lani fytyrën gjatë ditëve të ftohta të dimrit

Must Read

Edhe pse temperaturat e ftohta këtyre ditëve mund ”t’ua kenë prishur mendjen” përsa i përket larjes ose jo të fytyrës, duhet të dini që ky është hapi i parë i rutinës së përkujdesjes dhe nuk duhet ta neglizhoni kurrë. Mos harroni se lëkura është një nga zonat më delikate dhe duhet të trajtohet me kujdes të madh. Kushtojini vëmendjen e duhur dhe ndryshoni 5 zakonet e mëposhtme:

1.Nuk lani duart: Një ndër gabimet më të zakonshme që bëni kur lani fytyrën është të mos lani paraprakisht duart. Këto të fundit janë të ekspozuara ndaj shumë baktereve dhe mikroorganizmave dhe jo gjithmonë produktet larëse të fytyrës arrijnë t’i eleminojnë ato.

2.Përdoni të njëjtat produkte prej vitesh: Edhe pse jeni besnikë të së njëjtës linjë produktesh prej vitesh, qoftë për arsye fanatizmi apo edhe leverdie ekonomike, duhet të dini që ndryshimi i stilit të jetesës prek direkt edhe fytyrën  prandaj është koha të ndryshoni produktet larëse.

3.Përdorni vazhdimisht scrub: Scrubi (skrabi) ndihmon në eleminimin e qelizave të vdekura nga shtresat e ndryshme të lëkurës, por në rast se e bëni vazhdimisht do të çrregullojë vajërat dhe yndyrën e shëndetshme që i duhet asaj për vetëpastrim. Ju këshillojmë të përdorni scrub një deri në dy herë në javë, gjithmonë sipas llojit të fytyrës.

4.Harroni ose vononi të aplikoni kremin hidratues: Pasi keni larë fytyrën, hapi tjetër që duhet të ndiqni është të aplikoni menjëherë kremin hidratues ose atë kundra diellit (gjithmonë sipas nevojës) dhe jo të prisni të kalojnë orë, apo në rastin më të keq ta harroni.

5.Nuk zgjidhni temperaturën e duhur të ujit: Një ndër gabimet më të shpeshta që bëjmë gjatë larjes së fytyrës në dimër lidhet me temperaturën e ujit. Duhet të dini që nuk është e vërtetë se uji i ngrohtë ndihmon në hapjen e poreve, kurse uji i ftohtë i mbyll ato. Dermatologët rekomandojnë të përdorni ujë të vakët sidomos gjatë dimrit./Burimi ”Pour femme”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img