22,12,2024

42 ditë luftë me qelizat e kancerit: Lëngu i austriakut të njohur kundër kancerit!

Must Read

Gjatë këtyre 42 ditëve qelizat e kancerit janë të uritura dhe vdesin, derisa shëndeti i organizmit komplet përmirësohet, thotë Rudolf Breuss, i cili ka shëruar më shumë se 45.000 njerëz.

Breuss konsideron që kanceri dhe tumori ushqehen me ushqim të fortë dhe me sheqere andaj baza e shërimit të tij është në urinë, përkatësisht në përdorimin e vetëm lëngut nga perimet dhe të çajeve të caktuara.

Në shikim të parë, kjo metodë ndikon tmerrshëm për shkak të urisë së cekur, mirëpo ekzistojnë përvoja të shumta të njerëzve të shëruar të cilat do t’i japim në fund të tekstit.

Breuss nuk rekomandon përdorimin e terapisë së tij bashkë me terapitë e tjera dhe mos e përdorni bashkë me kimioterapinë, për shkak të dobësimit të madh të organizmit.

Lëngu i Rudolf Breussit bëhet vetëm nga perimet ekologjikisht të kultivuara: panxhar (55 për qind), karota (20 për qind), rrënjë selinoje (20 për qind), patate (3 për qind) dhe rrepkë (2 për qind). Lëngjet merren në sasi të kontrolluara dhe jo sipas urisë.

Me këtë trajtim shmangen proteinat që ushqejnë kancerin dhe këto qeliza të rrezikshme vdesin.

Terapia me panxhar, që nënkupton marrjen për ditë të lëngut të panxharit, për të pasur efekt pozitiv në leukemi dhe në disa lloje të kancerit.

Kjo kurë ka ngjallur shumë polemika, madje doktori është hedhur edhe në gjyq nga i cili doli i pafajshëm. Ai vdiq në 1990 kur ishte 90 vjeç.

Konsumimi i rregullt i panxharit ndihmon në shërimin e sëmundjeve të shkaktuara nga stresi, e fibrat që i përmban mundësojnë uljen e kolesterolit në gjak deri 40 për qind.

Panxhari njihet edhe për faktin se e ul shtypjen e lartë të gjakut dhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut. Parandalon dhe shëron enët e zgjeruara, nëse e konsumoni për ditë.

Hekuri në panxhar është preparat i fortë për pastrimin e organizmit prej helmeve dhe në pastrimin e gjakut. Pikërisht për këtë fakt, është shumë efikase në shërimin nga shumë sëmundje të shkaktuara si pasojë e helmeve të grumbulluara.

Te zhytësit profesionalë me vetëm 70 ml lëng të panxharit gjatësia e mbajtjes së frymës rritet për madje 11 për qind, ndërsa çiklistet që pinë 500 ml lëng të panxharit mund të vozisin madje 20 për qind më gjatë.

Panxharin do të duhej ta konsumonin edhe shtatzënat, sepse është i pasur me acid folik, që parandalon shumë sëmundje tek porsa të lindurit.

Pos kësaj, lëngu i panxharit stimulon punën e mëlçisë dhe parandalon kapsllëkun, e në kombinim me karotën, është ilaç kundër gishtit, sëmundjes së veshkave.

Përbërësit që i përmban kjo perime ngadalësojnë zhvillimin e tumorit në prostatë dhe gji për 12,5 për qind.

Por, vetitë shëruese të panxharit nuk mbarojnë këtu, ndihmon te dhimbjet e kokës, të dhëmbit, dizenteria, dhimbjet e ashtit, te dhimbjet menstruale.

Konsumimi i panxharit do të sjellë shumë përparësi, prandaj duhet të gjendet çdo ditë në pjatat tuaja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img