28,04,2024

400 mijë euro janë paraparë të ndahen për subvencione në lëmine e bujqësisë

Must Read

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, bashkë me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, ka mbajtur mbledhjen e parë të këtij viti.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë drejtorët e drejtorive komunale.

Anëtarët e këtij komiteti kanë diskutuar propozim – vendimi për orarin e mbledhjeve të Kuvendit të komunës për vitin 2024.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami, ka bërë propozim-vendimin për ndarjen e subvencioneve në lëmin e bujqësisë për këtë vit. Sipas tij për këtë vit janë paraparë të ndahen 400 mijë euro, për subvencionimin e fermerëve me pajisje për bletë, me mekanizëm bujqësor, subvencionimi i kultivuesve me perime në serra dhe jashtë tyre me pajisje, do te bëhet ndërtimi i dhomave ftohëse për ruajtjen e pemëve dhe perimeve si dhe kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.

Drejtori Bajrami ka thënë se këtë vit janë 100 mijë euro më pak, për subvencionimin e fermerëve sa i përket subvencionimit.

E nga ana tjetër drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, ka bërë propozim-vendimin për daljen në konsultim publik për plotësim ndryshimin e rregullores 01.Nr.23 të datës 28.02.2020. Me këtë ndryshim parashihet të bëhet rregullimi i orareve të barnatoreve gjatë ditës dhe natës si dhe ditëve të festave dhe kujdestarive gjatë orarit të natës.

Ndërkaq drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim – vendimi për aprovim final të rregullores së brendshme për menaxhimin e pasurisë jofinanicare.

Në këtë mbledhje drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim –vendimin për shpallje e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale; 3621-14 Z.K. Jezerc, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 3485-4 Z.K. Jezerc, pronë e Komunës së Ferizajt, poashtu edhe propozim – vendimin për rishqyrtimin e vendimit me Nr. 01.Nr. 113 të datës 30.11.2023, si dhe propozim – vendimin paraprak për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të lokalit afarist me nr. kadastral: 0- 72217092-155-2-4-0.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, do të mbahet me 31 janar duke filluar nga ora 10:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img