03,05,2024

40 prona në veri mbahen të uzurpuara nga serbët

Must Read
Mitrovica e veriut / ARKIV

Aksioni i AKP-së për lirimin e pronave të uzurpuara nuk ka mundur të realizohet në veri të Mitrovicës ndonëse AKP-ja kishte provuar dy herë, këtë dhe vit dhe në marsin e vitit 2015.

Kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi, ka thënë se në veri të Kosovës, respektivisht në veri të Mitrovicës, janë uzurpuar 40 prona të AKP-së, të shumtën objekte dhe lokale të ish-ndërmarrjes shoqërore tregtare “Lux”, të cilat me gjithë përpjekjet nuk kanë mundur të privatizohen të gjitha.

Serbët e veriut të Mitrovicës në disa valë të privatizimit nuk kanë lejuar shitjen, duke mos e njohur autoritetin e AKM-së e pastaj edhe të AKP-së, por deri në marsin e vitit 2015 në veri janë privatizuar 75 objekte dhe lokale të ndryshme, në mesin e të cilave edhe kafeneja “Dolce Vita”, e cila gjendet në pjesën veriore të qytetit, e njohur si vendi i qëndrimit të pjesëtarëve të grupit të ashtuquajtur “Rojet e urës”, nga e cila ata dilnin në rrugë dhe keqtrajtonin shqiptarët të cilët kalonin urën.

Shumicën e tyre i kanë blerë shqiptarët, të cilët ndonëse të bindur se do të kenë vështirësi për t’i shfrytëzuar, megjithatë kanë marrë guximin t’i blejnë nga AKP-ja

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img