02,07,2025

40 mijë kosovarë lanë shtetësinë pas pavarësisë

Must Read

Mbi dyzetmijë shtetas të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia që nga viti 2009 e këndej, bëjnë të ditur zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas të dhënave të katër vjetëve të fundit, mesatarisht në vit nga nënshtetësia e Kosovës janë liruar më shumë se 5 mijë qytetarë.
Në vitin 2014 nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë 5 mijë e 158 persona, kurse më 2016, ky numër ka shënuar rritje në 5 mijë e 871 persona.
“Lirimin e shtetësisë prej vitit 2009 janë diku 40 mijë vetë, sipas analizave si MPB nuk është këtu aspekti ekonomik por shtetasve që jetojnë jashtë Kosovës, të cilët kanë jetuar më shumë se dhjetë vite dhe dëshirojnë të rregullojnë dokumentet në aspekte të tyre po ashtu e kemi Gjermaninë që nuk e lejon dyshtetësinë. Një pjesë e kosovarëve zgjedhin nëse dëshirojnë të kenë shtetësi kosovare apo gjermane, Zvicra është më liberale”, tha Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bastisje në dy lokacione në Ferizaj, kapet kanabis e kokainë – dy të arrestuar

Policia ka kryer bastisje në dy lokacione në Talinoc të Muhaxherëve, me ç’rast ka gjetur dhe konfiskua kanabis, kokainë,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img