18,05,2024

32 fermerë ferizajas pritet të përfitojnë lopë qumështore

Must Read

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i shoqëruar nga drejtori i bujqësisë Ismet Vranovci, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me organizatën për zhvillim rural “Mëshqerra”, e cila u përfaqësua nga Florentina Kida-Gërguri.

Më këtë rast kryetari Svarqa, ka falënderuar këtë organizate për bashkëpunim të deritanishëm, duke theksuar se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për fermerët ferizajas.

Edhe Florentina Kida-Gërguri, drejtoreshë e kësaj organizate, është shprehur se bashkëpunimi me komunën e Ferizajt, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të ndihmohen fermerët ferziajas.

U bë e ditur se komuna e Ferizajt dhe organizata për zhvillim rural “Mëshqerra”, kanë bërë këtë marrëveshje që të realizohet një projekt tre vjeçar nga lëmia e blegtorisë për fermerët e komunës sonë.

Projekti do të zgjasë 3 vite dhe do të përfshijë një ndihme prej 32 krerëve të mëshqerrave të racës “Hollshtajn-Frizes”, për 32 familje si dhe impute të tjera bazike bujqësore të nevojshme për këta fermerët. Fermerët përfitues do të participojnë në këtë projekt me nga 400 euro për krerë, ndërsa këto mjete do të dedikohen në formën e pasimit të dhuratës. U bë e ditur se ky projekt për tri vite do të kushtojë mbi 90 mijë euro. U tha se aplikimi i fermerëve për lopë qumështore do të bëhet që nga dita e sotme deri me datën 9 nëntor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img