01,05,2024

30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion mbi grabitësit

Must Read

Policia e Durrësit ka ofruar një shumë prej 30 mijë eurosh për këdo që mund të ketë informacion mbi autorët e grabitjes në aeroportin e Rinasit të enjten.

Aktualisht, prokuroria dhe policia nuk kanë asnjë autor të dyshuar për ngjarjen e rëndë ku besohet se u grabitën rreth 1 milion euro (shumë e papërcaktuar).

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 30.06.2016, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, vë në dispozicion shumën prej 30.000 euro për çdo shtetas, i cili jep informacion të rëndësishëm që do të ndihmojë grupin hetimor në identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe informacion të nevojshëm në lidhje me lëvizjet paraprake të mjetit me të cilën u krye vjedhja”, thuhet në deklaratën e policisë.

Policia e Durrësit siguron qytetarët se do të ruhet anonimati për çdo informacion që do të jepet dhe do të vlerësohet maksimalisht.

“Për çdo informacion jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217 ose të shkruani në adresën e-mail, policiadurres@gmail.com si edhe në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Drejtoria e Policisë Qarku Durrës. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin ju sigurojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, po shfrytëzon të gjitha kapacitetet e saj për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve”, thuhet më tej.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img