Të hënë është bërë shpërndarja e mëshqerrave të racës “Hollshtajn-Frizis” për 30 familje ferizajase.
Mustafë Hasani nga fshati Sazli, këtë të hënë është bërë edhe me një krerë lope të racës “Hollshtajn-Frizis”, falë donacionit të përbashkët të Komuna e Ferizajt dhe të organizatës “Mëshqerra”. Thotë se kjo do t’i ndihmojë mjaft shumë familjes së tij për siguruar edhe mbijetesën.
“Falënderoje të gjithë ata që na ndihmuan me këto lope. Kjo është ndihmesë shumë e madhe për neve si familje”, ka thënë Hasani.
Nga ana tjetër drejtori i bujqësisë Ismet Vranovci është shprehur mirënjohës organizatës “Mështjerra”, për këtë donacion të përbashkët.
“Sot po bëhet realizimi i projektit të fundit për këtë vit ku po bëjmë shpërndarjen e lopëve të “Hollshtajn-Frizis”. Ky projekt është i fundit për këtë vit dhe vlen për të gjithë përfituesit si dhuratë e këtij fundviti”, ka thënë drejtori Vranovci, duke theksuar se përzgjedhja ka qenë mjaft e vështire, sepse numri i aplikantëve ka qenë afër 90.
Nga ana tjetër drejtoresha e organizata “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërgri, ka thënë se ky është donacioni i dytë që bëhet në Komunën e Ferizajt, falë bashkëpunimit të shkëlqyer që kanë pasur edhe më parë.
“Këtë vit kemi bërë përpjekje shumë të mëdha që ta kemi edhe një projekt të ri dhe sot e kemi realizu këtë projekte. Këto të gjitha janë mëshqerra baresë dhe vitin tjetër do të kemi edhe projekte”, ka thënë Kida-Gërguri.
U bë e ditur se vlera e këtij projekti kap shumën rreth 87 mijë euro.. Me këtë rast drejtues të organizata “Mëshqerra”, kanë ndarë edhe disa dhuratë për fëmijët e familjeve që kanë përfituar nga një lopë.