15,12,2025

27-vjeçari mbytet në lumin Vjosa

Must Read
Foto ARKIV

Aty ka konstatuar se në afërsi të një pike të përpunimit të inerteve e quajtur “Lavatriçja e vjetër”, shtetasi me inicialet D. Gj., banues në Fier (punëtor në këtë objekt), është futur në lumin e Vjosës për t’u larë dhe nuk ka dalë më në breg.

Policia ka njoftuar se viktima ka qenë nën shoqërinë e kolegut të tij (punëtor në të njëjtin objekt), me inicialet I. I., 53 vjeç, banues në Fier, i cili ka telefonuar menjëherë në Sallën Operative Vlorë duke kërkuar ndihmë.

Këto të fundit kanë njoftuar Shërbimet e Polumbarëve si dhe Policinë Kufitare. Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e këtij shtetasi pasi dyshohet të jetë mbytur në ujë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img