28,04,2024

22 Marsi Dita Botërore e Ujit. Për shumë fshatra të Ferizajt ende problem furnizimi me ujë

Must Read

Dita më e rëndësishme e mjedisit, dhe burimeve natyrore siç është  22 Marsi Dita Botërore e Ujit.

Që nga ajo kohë kur OKB 1992, shpalli 22 Marsin si ditën botërore të Ujit, në shumë vende të botës organizohen aktivitete më qëllim të informimit dhe ndërgjegjësimit për mbrojtjen, ruajtjen dhe përdorimin e burimeve ujore, ndërsa vendin tonë, kjo ditë sa herë e na gjen me një kryetar të pa ndërgjegjshëm që fare nuk mendon se jemi në kriza të mëdha për shkak të mungesës së ujit.

Kriza e ujit po vazhdon të jetë një problem shqetësues për banorët e fshatrave Greme, Bibaj, Fshati Vjetër, Sojevë, Dardani, Zllatar, të cilët po përjetojnë kohë të vështira, në pamundësi për të pasur ujë të pijshëm, ku shumë herë u premtua nga kryetari Sfarqa se do të kemi ujin shumë shpejt, ky premtim erdhi në kohën e fushatës, në kohën kurë riorganizoj nëndegën dhe në kohën kurë organizoj zgjedhjet e forumit të gruas.

Sa herë që ka organizime me banoret Kryetari Muharrem Sfarqa premton banorët se do të kemi ujin e pijshëm.

Banorët e këtyre fshatrave në ditën botërore të Ujit shprehin shqetësimet e tyre dhe i bëjnë thirrje kryetarit të Komunës që mos të devijon projektet tona, por të jemi të njëjtë si fshatrat të tjera, te kemi ujin, jo premtimin, sepse uji është jetik më shumë se çdo projekt tjetër!

Mimoza Sojeva-Pajaziti

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img