23,12,2024

2 muaj para fundvitit, Komuna tejkaloi planin për arkëtimin e të hyrave vetanake

Must Read

Komuna e Ferizajt në këtë fundvit, ka shënuar rekord pozitiv në arkëtimin e të hyrave vetanake. Kjo si rezultat i punës së pandërprerë dhe efikase të punonjësve të Drejtorisë së Financave në arkëtimin e të hyrave. Nga Drejtoria e Financave, bëhet e ditur se dy muaj para përfundimit të vitit fiskal 2021, tashmë është tejkaluar realizimi i planifikimit të të hyrave vetanake të Komunës së Ferizajt.

Nga planifikimi i të hyrave vetanake sipas buxhetit të vitit 2021, synohej të grumbulloheshin 4,444,628.00€ gjersa aktualisht, deri më 31.10.2021, Komuna e Ferizajt ka arritur të tejkaloj planin për 17.42% apo të grumbulloj 774,637.99€ më shumë, që në total i bie 5,219,265.99€. Megjithë tejkalimin rekord të arkëtimit të të hyrave, Drejtoria e Financave synon që deri në përfundim të vitit fiskal 2021, të arkëtoj afro 6 milionë euro, vlerë kjo rekorde krahasuar me periudha tjera vjetore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img