03,05,2024

“2.5 milionë euro investime në infrastrukturë për Hasanbeg dhe Stajkovc”

Must Read

Ai thotë se këtyre ditëve do duhet të fillojë rikonstruimi i rrugës kryesore “Alia Avdoviq” në Hasanbeg e cila u dëmtua nga vërshimet e 6 gushtit, ndërsa deri në muajin dhjetor Trajanovski paralajmëron se do të përfundoj dhe asfalitimi i shumë rrugicave të tjera anësore dhe vendosjen e  kanalizimit atmosferik në disa zona në këtë venbanim.

“Nëse mbanë koha deri në fillim të muajit dhjetor do të duhet të asfaltohen mbi 80 përqind e rrugicave  në Hasanbeg. Është paraparë të asfaltohen edhe rrugica të cilat nuk kanë qenë të prekur nga vërshimet e 6 gushtit. Mendoj se këto investime do të përmirësojnë dukshëm kushtet infrastrukturore në këtë vendbanim, ndërsa këtyre ditëve është në plan të fillojë rikonstruimii rrugës kryesore “Alia Avdoviq” prej stacionit të fundit 45 deri te shkolla fillore “25 maji”  – tha kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Nga vërshimet intensive të 6 gushtit  më së shumti u dëmtua një pjesë e infrastrukturës në Hasanbeg, Stajkovcë , Straçincë dhe Haraçinë ndërsa u dëmtuan dhe rreth 5000 shtëpi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img