07,06,2025

Gjykata e Ferizajt shpall aktgjykimin ndaj F.V, 19 vjet burgim për vrasje të rëndë

Must Read

Gjykata Themelore e Ferizajt, sot e ka shpallur aktgjykimin ndaj F.V.

Atij iu shqiptua dënimi unik prej 19 vjetësh për burgim.

Ai u shpall fajtor për vrasje të rëndë për të cilin u dënua me 18 vjet dhe 1 vjet e gjashtë muaj për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit të gjykatës, të pandehurit do t’i llogaritet edhe koha që ai qëndroi në paraburgim.

Tutje, thuhet se vendimi do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“Konform nenin 366 paragrafi 5 dhe 6 lidhur me paragrafin 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim”.

“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt”, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës Themelore të Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img