Ferizaj

Feronikeli mposht Ferizajn, kalon në gjysmëfinalen e Kupës

By FerizajPress

February 09, 2019

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Djelmoshat e  Zekirja Shabanit arritën të triumfojnë në udhëtim tek Ferizaji, me rezultat minimal 0-1, me golin e vetëm të shënuar nga Kastriot Rexha, njofton GazetaOlle.

Gjatë gjithë ndeshjes, Feronikeli u paraqit më mirë se Ferizaji, ani pse edhe vendasit kishin rastet e veta e sidomos pas pranimit të golit, ku skuadra e Bylbyl Sokolit u mundua të barazojë rezultatin.       

Tashmë mbeten edhe 3 ndeshjet tjera çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës: Vëllaznimi – Drita, Prishtina – Trepça 89 dhe Kika – Ballkani, të cilat do të zhvillohen nesër.