17,11,2024

Agim Aliu shpërndau dhurata për fëmijët me sindromën Down

Must Read

Ferizaj. 29.12.2018. Ditë e shtunë, në prag të festës së Vitit të Ri, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha dolën në vizitë Qendrës së Down Syndrome Kosova në Ferizaj, për të shpërndarë siç i kishte premtuar kryetari Aliu, dhurata fëmijëve me sindromën Down, anëtarë të kësaj qendre.

Për ta pritur të parin e Ferizajt, Agim Aliu, u mblodhën dhjetëra fëmijë bashkë me prindërit e tyre dhe drejtuesit e këtij institucioni.

Babadimri nuk kishte sesi të mungonte në këtë festë të vogël që shpërfaq shpirtin e madh dhe kujdesin shtetëror për këtë komunitet të veçantë shoqëror.

Të gëzuar, me simbole feste e në një atmosferë të ngrohtë miqësie, fëmijët me sindromën Down në Ferizaj, pranuan dhuratat që kishte përgatitur i pari i Ferizajt, Agim Aliu për këta të fundit.

Jo pa qëllim ky aktivitet përmbylli kalendarin e punëve të ekzekutivit lokal për vitin 2018, derisa edhe ndër vendimet e para të kësaj qeverisje ishte pikërisht mbështetja për këtë komunitet, të cilën e theksoi edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu para drejtuesve të shoqatës, fëmijëve me sindromën Down dhe familjarëve të tyre.

“Është aktiviteti pothuajse i fundit që ne po e bëjmë si Komunë, respektivisht unë si Kryetar i Komunës dhe pikërisht kam zgjedhur këta fëmijë, pikërisht kam zgjedhur këto familje, këta prindër dhe shoqatën Down Syndrome Kosova sepse ne fakt edhe vet vitin 2018 e kemi nisur me vendimin për të mbështetur këtë shoqatë, për të mbështetur këta fëmijë dhe këto familje. Pra, kemi dashur që të përmbyllim një vit të mbështetjes për ta, që gjithsesi nuk ka qenë gjithë mbështetja që ne kemi dashur dhe gjithë mbështetja që kanë merituar dhe meritojnë t’iu bëhet, por sot kemi dashur që për festat e fundvitit të urojmë pikërisht këta fëmijë, të urojmë pikërisht këto familje dhe të urojmë edhe shoqatën dhe njëkohësisht të përgëzojmë shoqatën për punën që ka bërë. Ne jemi munduar ta mbështesim shoqatën në aktivitetet e tyre, sigurisht se qysh sot i zotohemi shoqatës por edhe familjarëve dhe fëmijëve se ne edhe në vitin 2019, do t’i mbështesim edhe më fuqishëm sepse e ndjejmë nevojën që të mbështesim më shumë pikërisht këta fëmijë. Por sot sigurisht se më shumë sesa mbështetje, jemi vërtet së bashku këtu edhe me kolegët e mi por mbi të gjitha me babadimër sepse fundviti gjithmonë përfundon me babadimër për t’u sjellë dhurata dhe njëkohësisht për të uruar këta fëmijë, për të uruar Down Syndrome Kosovën por edhe familjarët e prindërit për festat e fundvitit. Edhe njëherë, urimet më të mira me dëshirën që të ketë paqe, të ketë dashuri dhe mirëqenie sa më shumë, ndërsa ne do të jemi në detyrën tonë që të ketë sa më shumë mirëqenie dhe sa më shumë përkujdesje e mbështetje për këta fëmijë dhe familjarët e tyre. Urime dhe gëzuar mbi të gjitha për këta fëmijë të mrekullueshëm këtu, urime dhe gëzuar për familjarët e tyre, urime dhe gëzuar edhe për shoqatën Down Syndrome dhe përgëzime edhe për punën që kanë bërë” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Ndërsa, menaxherja e Qendrës së Shoqatës Down Syndrome Kosova në Ferizaj, Yllka Mani, duke falënderuar Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për vullnetin e tij dhe qeverisjes lokale në mbështetjen e ofruar gjatë gjithë vitit që po lëmë pas tha se presin mbështetje edhe më të madhe në vitin që po hyjmë.

“ Me hapësirën e re, objektin e ri, shërbimet në shoqatën tonë janë rritur. Është rritur numri i shërbimeve terapeutike me fizioterapi, gjuhë dhe komunikim është hapur kafiteria e cila i ka mundësuar të rriturve të trajnohen dhe të punësohen dhe gjithashtu është rritur numri i vullnetarëve, praktikantëve dhe anëtarëve të shoqatës sonë. Ne kemi pasur një mbështetje nga Komuna gjatë vitit 2018, të cilët kanë pranuar, kanë aprovuar projektin tonë, projekt i cili mbështet shërbimet brenda shoqatës sonë, shpresoj që edhe në vitin 2019 të kemi një mbështetje edhe më të madhe nga Kryetari i Komunës. Unë e falënderoj shumë kryetarin për këtë vullnet dhe mbështetje ndaj shoqatës sonë, gjithashtu edhe për dhuratat, babadimrin, të cilët sot sadopak fëmijët kanë pasur një ndjenjë më të bukur” tha Yllka Mani, menaxhere e kësaj qendre në Ferizaj.

Numri i personave me sindromën Down në Ferizaj është mbi 90, kurse në shoqatën Down Syndrome Kosova ka 30 fëmijë që marrin shërbime dhe 13 të rritur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img