20,05,2024

1516 gjoba e 46 aksidente në trafik brenda një jave në rajonin e Ferizajt

Must Read

Mbi 1500 gjoba në trafik janë shqiptuar në rajonin e Ferizajt brenda një jave.

Gjatë javës që shkoi, u shkaktuan 46 aksidente, nga to 10 me të lënduar e 36 me dëme materiale, përcjell TV TEMA.

Sipas njoftimit nga Policia, javës që shkoi u konfiskuan edhe 8 patentë shoferë për kundërvajtje të rënda në komunikacion.

Raporti i plotë i Policisë:

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 14-20/08/2023 ka shqiptuar 1516 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 8 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 46 aksidente, prej tyre :

– Aksidente me lëndime, 10

Persona të lënduar, 10

– Aksidente me dëme materiale, 36

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img