24,04,2024

150 vjetori i themelimit të Ferizajt, do të shënohet me aktivitete të shumta

Must Read

Gjatë ditës së sotme drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani dhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie me ç’rast kanë njoftuar lidhur më agjendën, përkatësisht aktivitetet e shumta që do të mbahen në muajin qershor, për shënimin e 150 vjetorit të qytetit të Ferizajt.

Sipas drejtores Murati-Shabani aktivitetet për shënimin e 150 vjetorit të qytetit kanë filluar ditë më parë për të vazhduar tutje edhe me shumë aktivitet që janë përgatitur enkas për këtë jubile.

“Do të ketë aktivitete kulturore kushtuar 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve , ndërkaq në orën 20:00 në sheshin e qytetit shkolla e baletit “Mjellma”, do të ketë balet për fëmijë. Ndërkaq më datën 3 qershor do të mbahet festivali për fëmijë ”Fëmijët e Gëzuar” në teatrin e qytetit”, ka thënë drejtorja Murati-Shabani.

Sipas drejtores Xhemile Murati-Shabani, poashtu do të jetë edhe një turne ndërkombëtar i boksit Muharrem Mehmeti boksierit të parë ferizajas, do të mbahet java e KFOR-it, koncert koral, shfaqje teatrale, do të jetë edhe sofra tradicionale, do të ketë aktivitete letrare promovuese, manifestim kulturor, konferencë shkencore, ekspozitë kolektive të artit pamor-retrospektive, performancë artistike, festival “Piano fest”, ecje në mal-hiking.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të shënohet edhe 12 Qershori-Dita e Çlirimit të Ferizajt.

“Në nderim të të gjithë të rënëve do të bëhen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së, do të shpaloset shtatorja e dëshmorit Ramadan Rexhepi-Adidasi, do të bëhet ndarja e dekoratave për Dëshmorët e Kombit dhe shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, poashtu do të jete edhe një minimaratonë e vrapimit, ndërsa kjo ditë do të përmbyllet më një koncert festiv nga Orkestra simfonike nga Shkodra me artisë të mirënjohur”, ka potencuar drejtorja Xhemile Murati-Shabani.

E nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini ka shpalosur agjendën e javës së shëndetësisë . Sipas tij, kjo javë do të fillojë më 13 Qershor, me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit për të vazhduar tutje me aktivitete të tjera.

“Pas homazheve në sheshin e qytetit do të zhvillohet një aksion vullnetar për dhurimin e gjakut, do të ketë aktivitete sportive me punëtorët shëndetësorë , do të vendoset gurthemeli i Qendrës së Mjekësisë Familjare 2 dhe do të ketë edhe një ekspozitë me fotografi nga shëndetësia e Dr. Agim Bytyqit”, tha Emini.

Ai ka përmendur edhe aktivitete të tjera të shëndetësisë , duke thënë se do të bëhet shpalosja e obeliskut kushtuar kontributit të punëtorëve shëndetësorë .

“Poashtu do të ketë edhe ecje shtigjeve të lirisë , vendosja e pllakës përkujtimore në shpellën e lakuriqëve në Topillë -Shtime, do të jetë ekspozita me motive nga lufta tek pika e VI e UCK-së në Jezerc, ndërsa do të mbahet edhe një simpozium shkencor “Me shnet 150 vjet””, është shprehur drejtori Emini.

Aktivitetet për shënimin e 150 vjetorit të qytetit për muajin qershor do të përmbyllen me 16 qershor me hapjen e edicionit të 8-të “Mural Fest Kosova” në sheshin e qytetit, për të vijuar me aktivitete tjera gjatë gjithë vitit. Aktivitetet për shënimin e 150 vjetorit të qytetit do të mbahen nën patronatin e Kryetarit tē Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img