15,10,2024

14 vjet burg për 6 persona që keqpërdorën seksualisht një të mitur

Must Read

Gjykata Themelore e Ferizajt, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurve F.Sh.1, F.Sh.2, B.Q, L.P, F.N dhe F.U, të akuzuar për kryerjen e veprës penale trafikim me njerëz.

F.Sh.1 u dënua me 2 vite e 6 muaj burgim, F.Sh.2 me 3 vite e 6 muaj, ndërkaq të pandehurit B.Q, L.P, F.N, F.U, me nga 2 vite burgim.

‘’Të pandehurit F.Sh.1 dhe F.Sh.2, akuzohen se gjatë vitit 2004 deri në vitin 2007, në bashkëkryerje kanë trafikuar të dëmtuarën – viktimën e mitur, me çka kanë keqpërdorur pozitën e saj të ndjeshme për shkak të gjendjes materiale dhe moshës së re, duke e mbajtur në shtëpinë e të pandehurës F.Sh.1, dhe duke e detyruar që pa dëshirën e saj t’u ofrojë shërbime seksuale në këmbim të parave të pandehurve B.Q, L.P, F.N, F.U dhe personave B, D, H, me ç’rast të pandehurit kanë bërë rekrutimin e të dëmtuarës, organizimin e takimeve dhe transportimin e saj deri tek personat e lartshënuar për shërbime seksuale. Ndërkaq të akuzuarit B.Q, L.P, F.N dhe F.U aktakuza i ngarkon me veprën penale sepse gjatë periudhës së njëjtë, kanë shfrytëzuar shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, për të cilën kanë qenë në dijeni se është e moshës së re dhe viktimë e trafikimit’’, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img