129 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave në Ferizaj

Share

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë muajit prill 2026, ka intensifikuar kontrollet në trafik me fokus të veçantë tek drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.

 Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor. 

 Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 72 motoçikleta, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

 Ky aktivitet është realizuar në kuadër të planit operativ:

“Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”.

 Llojet e kundërvajtjeve:

 – Drejtimi i motoçikletës pa patentë shoferi – 72 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim – 53 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa helmetë mbrojtëse – 4 gjoba

– Motoçikleta të konfiskuara – 72

Policia e Ferizajt ka bërë apel për qytetarët

“Ngasja e papërshtatshme e motoçikletave dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut rrezikon drejtpërdrejt jetën e drejtuesit dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

 Respektoni kufizimet e shpejtësisë, përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës dhe gjithmonë vendosni helmetën mbrojtëse. Një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën.

 Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

 Ftohen qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat:

192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet ne njoftimin e Policisë së Kosovës, Rajoni Ferizaj.

Të ngjashme: