Shumë prej nesh e kujtojnë kolegjin si një kohë e mahnitshme e përvojave të reja dhe kur kemi pasur liri të madhe për të eksploruar ide të reja dhe për të gjetur vetën e vërtetë.
Në vitet e fundit, megjithatë, depresioni dhe ankthi i kanë prekur studentët në një nivel alarmant.
Siç është përmendur në Qendrën e fundit për Raportin e Shëndetit Mendor Kolegjial, ankthi dhe depresioni janë arsyet kryesore që studentët e kolegjit kërkojnë këshillim.
Hulumtimet tregojnë se gati një në pesë studentë universitar janë të prekur nga ankthi dhe depresioni.
Pra, pse janë këto çrregullime kaq të përhapura në studentët e kolegjit?
Një profesor i psikiatrisë dhe një psikiatër praktikues kanë thënë se për problemet e tilla të shëndetit mendor shohin një numër faktorësh.
Mediat sociale dhe teknologjia
Mediat sociale dhe teknologjia janë ndër më ndikuesit për këtë faktor, transmeton Indeksonline.
Përdorimi i tepërt i tyre krijon ndërveprime sociale dhe një ndjenjë të rritur të izolimit.
Përdorimi i tepërt i mediave sociale gjithashtu nxitë një konkurrencë të caktuar midis jetës së vërtetë dhe jetës virtuale.
Përdorimi i ilaçeve të ndryshme
Dëshira për të hyrë në një kolegj të mirë- të shtynë në kërkim të notave më të mira.
Për të arritur këto qëllime, nuk është e pazakontë që studentët dhe prindërit e tyre të kërkojnë ndihmë kimike.
Profesori tregon se në pesë vitet e fundit, numri i kërkesave që merr nga nxënësit e shkollave të mesme dhe të kolegjeve dhe prindërve të tyre për stimulantë si Ritalin dhe Adderall kanë prekur majat. Një dekadë më parë, unë rrallë kam parë gjëra të tilla.
Tani, e shoh se ky numër është rritur shumë.
Streset e tjera
Shkuarja në kolegj për shumë njerëz është emocionues, por për disa të tjerë paraqet edhe vështirësi më të madhe dhe kanë edhe ankth të ndarjes.
Këta student janë në rrezik të lartë për depresion dhe ankth.
Streset financiare të shkaktuara nga rritja e kostos së kolegjit, duke përfshirë frikën e borxheve dhe frikën për mos gjetjen e një pune pas kolegjit dhe për t’u kthyer me prindërit pas diplomimit, janë të lidhura me rritjen e rrezikut për depresion dhe ankth tek studentët e kolegjit./Indeksonline/