29,03,2024

​Mustafa kërkon përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave

Must Read

unnamed

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa konsideron se tani është momenti i duhur për zhvillim të hovshëm, e të qëndrueshëm, ekonomik. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është e fokusuar tërësisht në reformimin e mëtejmë të ambientit ekonomik. Në takimin që zhvilloi sot me delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë, për mardhëniet me shtetet e Evropës Juglindore në Bundstagun gjerman, Mustafa ka përmendur edhe rëndësinë e liberalizmit të vizave për Kosovën, duke kërkuar kështu përkrahjen e Gjermanisë në këtë çështje.

Shefi i Qeverisë, priti sot në takim delegacionin gjerman, me të cilët bisedoi për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, në fusha të ndryshme, njofton kryeministria.

“Tani është momenti i duhur për zhvillim të hovshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik. Andaj, Qeveria e Kosovës është e fokusuar tërësisht në reformimin e mëtejshëm të ambientit ekonomik si dhe ofrimin e përkrahjes së plotë për bizneset që të shfrytëzojnë MSA-në për shtrirjen e veprimtarisë dhe depërtimin e prodhimeve të tyre në tregun evropian”, citohet të ketë Mustafa.

Duke vlerësuar se për qytetarët e Kosovës është shumë e rëndësishme lëvizja e lirë, Mustafa ka kërkuar mbështetjen e Bundestagut, lidhur me liberalizmin e vizave.

“Liberalizimi i vizave do të mundësojë efekte dhe rezultate më të mëdha nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, pasi që do lehtësojë qarkullimin e ndërmarrës ve kosovarë në vendet e BE-së”, ka shtuar ai.

Gjatë takimit, Isa Mustafa i ka njoftuar parlamentarët gjermanë edhe për proceset dhe zhvillimet tjera politike në Kosovë, dhe më gjerë.

Anëtarët e delegacionit të Bundestagut Gjerman, Peter Weiss, Andreas G. Lammel,si dhe Josip Juratovic kanë vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë në shumë fusha, duke theksuar përkrahjen e tyre për Kosovën në proceset euro-integruese dhe liberalizimin e vizave.

Ata u interesuan për zhvillimet në Kosovë, për prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, për situatën politike, dhe për çështjet që lidhen me marrëdhëniet me shtetet në rajon e më gjerë.

Edhe parlamentarët gjermanë kanë vlerësuar se tani është koha e duhur për fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe social në Kosovë./KosovaPress/.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img