08,06,2025

​Mali i Zi shpalli tenderin për teleferikun më të gjatë në botë

Must Read

 

Autoritetet malazeze kanë shpallur një tender ndërkombëtar për ndërtimin e teleferikut më të gjatë në botë.

Teleferiku do të ndërtohet në itinerarin Kotorr-Lovçen-Cetinjë, ndërsa udhëtimi do të zgjasë 43 minuta. Ai duhet të jetë 14,7 kilometra i gjatë, thënë ndryshe teleferiku më i gjatë në botë.

Ndërtimi është planifikuar të zgjasë 10 deri 12 muaj.  Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për parakualifikim skadon më 5 tetor.

Informacioni është konfirmuar zyrtarisht nga kryetari i komunës së Cetinjës si dhe nga koordinatori kombëtar i projektit, Aleksandar Bogdanoviq si dhe nga kryetarja e komisionit të tenderit, Daliborka Pejoviç.

Sipas tyre, ky është një hap historik për vendin.Koncesioni për projektin e teleferikut do të jepet sipas ligjit malazez për koncesionet. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img