28,03,2024

​Kryeministri premton financim më të madh për komunat e vogla

Must Read

largea_konference-isa-mustafa-foto-ridvan-slivova-2-e14474837284891457421328

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka premtuar se do të sigurojë financim më të mirë për komunat e vogla dhe se do të punojë në sigurimin e furnizimin me ujë për komunën e Mamushës, gjatë një vizite në këtë komunë.

Në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga zyra e kryeministrit, njoftohet se gjatë vizitës në Mamushë, kryeministri i ka premtuar qytetarëve të komunës dhe kryetarit Arif Bytyçi se, së bashku me ministrin dhe kabinetin qeveritar, do të punojnë që të zgjidhin problemin e financimit të komunave të vogla në mënyrë më të mirë.

“Do të bëhet ndryshimi i Ligjit mbi Financat Lokale dhe do t’i përshtatet kritereve që meritojnë komunat që kanë më pak territor dhe më pak popullsi që të përfitojnë më shumë sidomos për investime kapitale sepse edhe përkundër fjalëve shumë të mira të kryetarit, ne kemi nevojë t’i rrisim investimet kapitale për komunat e vogla”, tha kryeministri duke premtuar përkrahje për kyçjen e kësaj komune në autostradë si një përfitim i madh në pikëpamje të kohës dhe ekonomike”, citohet të ketë thënë ministri, në komunikatë.

Në komunik atë thuhet se Mustafa po ashtu ka thënë se është obligim që të sigurohet uji për këtë komunë.

“Do të merremi vesh me sistemin e ujësjellësit të Radoniqit për kyçjen në Radoniq dhe po ashtu të punojmë edhe te sigurimi i ujit për ujitje”, thuhet të ketë thënë ai.

Gjatë vizitës, kryeministri Mustafa i shoqëruar nga ministri i Diasporës, Valon Murati, është njoftuar për punët dhe rezultatet e arritura në Mamushë, për investimet në infrastrukturë, zhvillimin ekonomik dhe për fokusimin e kësaj komune në përkrahje të fermerëve dhe bujqve të cilët merren me kultivimin e tokave bujqësore. Ai ka vizituar edhe serat e mbjella me domate duke u informuar për rendimentet e mëdha në bujqësi, thuhet ndër të tjera në komunikatë

“U informova nga kryetari se ka qenë një përkrahje e mirë e Qeverisë, përkatësisht e Ministrisë së Bujqësisë sa i përket bujqësisë këtu. Edhe me subvencione edhe me grante do të vazhdojmë edhe më tutje, sepse në qoftë se kemi mbi 200 hektarë të mbjella me sera është fjala për një komunë e cila po zhvillon një bujqësi intensive dhe e cila ka një orientim shumë të qartë të zhvillimit ekonomik. Ndërkaq mbetet obligim i yni që të punojmë me investitorët edhe të brendshëm edhe të jashtëm për të tërhequr fabrika këtu të cilat do ta bënin përpunimin e patateve e veçmas domateve, sepse domatja prodhohet më shumë dhe ato t’i shndërrojmë në produkte të gatshme, në mënyrë që të përfitoj komuna, të përfitojnë qytetarët por të përfitojë edhe Kosova nga një bashkëpunim i tillë”, tha kryeministri Mustafa, duke falënderuar kryetarin e Mamushës për kontributin që ka dhënë duke ndihmuar qytetarët e Kosovës për shërim në Turqi”, citohet të ketë thënë Mustafa

Ndërkaq komunikata thotë se kryetari i Mamushës, Arif Bytyçi, është shprehur i kënaqur me të arriturat e deritashme, por ka kërkuar përkrahjen e Qeverisë edhe në disa fusha të tjera konkrete. Ai ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin Mustafa për kyçjen e Komunës së Mamushës në autostradë.

Edhe Bytyçi ka konfirmuar rëndësinë e projektit për sistemin e ujitjes dhe ujit të pijes.

“Ekziston sistemi i Radoniqit dhe ekziston sistemi edhe në Mamushë, por duhet kyçja, dhe në këtë drejtim kemi marrë përkrahje nga kryeministri”, ka thënë ai.

Komunikata shkruan se ai është shprehur i kënaqur me mbështetjen e madhe të Qeverisë duke thënë se komuna ka marrë rreth 11 milionë investime krahas kësaj mbështetjeje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img