25,04,2024

​Itali, zhduket 13 vjeçarja shqiptare

Must Read

largea_zhduket_gruaja1441285233

Një 13 vjeçare shqiptare, dhe shoqja e saj rumune janë zhdukur pa gjurmë në Itali tash e 48 orë. Shqiptarja e quajtur Selma, dhe shoqja e Roksana u zhdukën që nga dita e shtunë.

Vajzat kishin dalë nga shkolla për të marrë autobusin për në Castelfranco Veneto në Itali. Që atëherë nuk ka asnjë lajm nga vajzat, dhe prindërit lajmëruan zhdukjen e tyre pasi ato nuk u kthyen në shtëpi në mesditë.

Pavarësisht kërkimeve intensive, nuk ka asnjë gjurmë për to. Mediat italiane shkruajnë se vajzat mund të jenë arratisur, por familjet janë të dëshpëruara për fatin e tyre.

Vajzat jetojnë tash e saj vjet në Itali, dhe janë të integruara mirë atje. Prindërit u bëjnë thirrje vajzave që të kthehen në shtëpi, derisa Policia e Castelfranco është ende në kërkim./KosovaPress/.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img