30,04,2024

​Goditet grupi i trafikut të drogës, 11 të arrestuar janë shqiptarë

Must Read

Droga e llojit kokainë, heroinë dhe hashash i përpunuar kishte për qëllim tregun vendas.

Mediat greke shkruajnë se operacioni i policisë greke filloi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Atikës, ku u zbulua edhe një laborator i përpunimit të drogës.

Ende nuk bëhen të ditur emrat e personave të arrestuar.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 7 kilogramë heroinë, 850 gram kanabis i përpunuar, 37.6 gram kokainë dhe 5 kilogramë e 506 gram pluhur farmaceutik i përshtatshëm për tjetërsimin e drogës.

Po ashtu janë sekuestruar edhe pajisje laboratorike për përpunimin e drogës, një pistoletë, një sasi parash prej 13 mijë e 635 euro si dhe 2500 lekë shqiptare, dy makina, telefon celularë, peshore etj.

The post ​Goditet grupi i trafikut të drogës, 11 të arrestuar janë shqiptarë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img