28,04,2024

​19 vjeçari ndërron jetë në QKUK, rasti në duart e Inspektoratit

Must Read

Në Kosovë, dhjetë vjet pas shpalljes së Pavarësisë, ekziston një sistem shëndetësor me probleme të shumta. Pacientët ankohen për trajtim jo të duhur, mungesë të barnave e materialeve të tjera mjekësore. E institucionet që ofrojnë shërbime emergjente vazhdojnë të jenë të mbingarkuara dhe jo rrallëherë pacientët marrin trajtimin e duhur.
Një 19 vjeçar nga komuna e Drenasit, i operuar nga zorra qorre dy vjet më parë, iu drejtua Qendrës Klinike Universitare të Kosovës këtë muaj. Ai kishte të vjella dhe kërkoi shërbime mjekësore në Klinikën Emergjente.Sipas familjarëve, Drin Lekut i ishte dhënë një infuzion dhe ishte kthyer prapa pastaj nga mjekët, me arsyetimin se nuk është rast urgjent. Dy ditë më vonë, nga gjendja e rëndë shëndetësore, ai iu drejtua prapë Emergjencës në Prishtinë.

Mjekët e morën për trajtim, e operuan, por 19 vjeçari vdiq me datën 8 të këtij muaji në QKUK.Familjarët rrëfejnë një tmerr të përjetuar në korridoret e spitalit, ku sipas tyre, nuk kanë marrë trajtimin e duhur, dhe se i biri nuk ka mundur të mbijetojë meqë nuk e ka marrë trajtimin mjekësor me kohë.KosovaPress ka biseduar me axhën e të ndjerit, një ditë pasi ai ndërroi jetë.Tutje, ai ka treguar detaje prej kohës kur i ndjeri Drin Leku ka kërkuar ndihmën e parë mjekësore në QKUK.
Sipas Naser Lekut, pas lajmit se nipi ka ndërruar jetë, i është thënë që trupin do ta transferojnë në Mjekësinë Ligjore, por që një gjë të tillë nuk e kanë bërë për më shumë se gjashtë orë.

Zvarritja e kryerjes së procedura i ka dëmtuar rëndë familjarët të cilët në të njëjtën kohë po mirreshin me procedura e organizimit të varrimit. Varrimi i 19 vjeçarit u bë pas dy ditësh.Sjelljen e personelit mjekësor e konsideron të tmerrshme avokati Cen Gashi.Sipas tij, për shkak të neglizhencës së personelit, vdekja e 19 vjeçarit mbetët e dyshimtë.Për vdekjen e 19 vjeçarit nga fshati Baicë i Drenasit, institucionet nuk u deklaruan për ditë të tëra.

Për këtë çështje, KosovaPress ka pyetur ministrin e shëndetësisë, Uran Ismailin.Ai deklaron se kanë filluar procedurat me Inspektoratin Shëndetësor dhe se “çfarëdo lloj keq-menaxhimi i mundshëm do të përballet me rigorozitet nga ana e institucioneve”.Në Mjekësinë Ligjore po bëhen vlerësimet për këtë rast dhe pritet që pas disa ditësh të dalin rezultatet.

KosovaPress ka kontaktuar edhe Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.Sipas tyre, Qendra Klinike Universitare dhe Prokuroria e Odës së Mjekëve të Kosovës, në bazë të provave, duhet të ngrisin procedurë lidhur me rastin e vdekjes së 19 vjeçarit.

“Ky rast dhe shumë raste të tjera të ngjashme cenojnë dhe shkelin të drejtën e pacientëve për siguri në sistemin shëndetësorë. Shërbimi Spitalorë Klinik Universitarë, duhet të ngris një Auditim Klinik të të gjitha rasteve që kanë vdekur brenda spitaleve, në mënyrë që të hetoj nëse janë bërë lëshime në to dhe kështu të rris shkallën e sigurisë së pacientëve gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore brenda SHSKUK –së. Kohëve të fundit ka një përmirësimi të qasjes ndaj shëndetësisë në Kosovë nga Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet vartëse të sajë, por ende mbetet larg një standardi të dëshirueshëm.

Shëndetësia duhet të bëhet prioritet Nacional, të rritet buxheti për të në mënyrë që të përmirësohen kushtet e trajtimit të pacientëve, punëtorëve shëndetësorë por edhe të përmirësohet imazhi i saj i dëmtuar në masë të madhe!”, thuhet në përgjigjën e shoqatës.E sipas deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, qëështë pjesë e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, rasti i 19 vjeçaritështë pasojë e mos-funksionimit të sistemit shëndetësor.

Sipas Haxhiut, sistemi shëndetësor në Kosovë ka nevojë të reformohet.

Ai mendon që ka nevojë urgjente për spitalin e Prishtinës, meqë mungesa e tij po krijon vështirësi në sistem.Jo rrallë herë është raportuar për parregullsi të shumta në institucionet shëndetësore, e për pacientët që janë “shëtitur” korridoreve duke pritur trajtim çfarë e meritojnë.
Familja e të ndjerit Drin Leku, është vetëm një nga shumë familje kosovare që shpreh mllef për ofrimin e kushteve shëndetësore në Kosovë.19 vjeçari Drin Leku ndërroi jetën mesnatën e 8 gushtit. I njëjti kishte kërkuar ndihmë në QKUK edhe me datën 4 dhe 5, por që ai nuk u shtri në spital deri më datën 6.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img