22,12,2024

​​ Në Maqedoni zgjedhjet mund të mbahen në dhjetor

Must Read

Zaev thekson se i gjithë procesi tani është teknik dhe varet nga përfundimi i punëve nga ana e KSHZ-së. “Jam i bindur se KSHZ-ja dhe partitë politike deri më 31 gusht do t’i përpilojnë organet mediatike, ato janë AD-hok trupat dhe do të zgjidhet kryeredaktori. Kjo nuk varet nga disa votime politike në mes partive, por është një proces teknik.

Jam i bindur se KSHZ-ja do ta kryejë pjesën e vet me pastrimin e listës së zgjedhësve, sepse edhe këtu nuk ka votim. Kjo duhet të zbatohet në mënyrë teknike, do të thotë regjistrim dhe rishpërndarje të votuesve nga 171000 në pjesën e dytë të listës së zgjedhësve”, deklaroi lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Zaev garanton zgjedhje të lira dhe demokratike dhe fshehtësi të votimit. Sipas tij atë që PDSH-ja dhe BDI-ja bënë të ditur se nuk do të kandidojnë përfaqësues të tyre në trupin Ad hoc, i cili do të duhet në periudhën parazgjedhore ta monitorojë raportimin e mediave, nuk do të thotë ndonjë skenar i mundshëm për shtyrjen e zgjedhjeve.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img