13,06,2024

​Të premten, bisedime në Vjenë për dalje nga kriza politike

Must Read

Lajmin që i pari e publikoi Alsat-M e konfirmuan edhe nga zyra e Bashkimit Evropian në Shkup. Ndryshe ftesën deri te tre partitë zyrtarisht e dërgojnë tre euro deputetët e përfshirë në arritjen dhe zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës, Ivo Vajgel, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit. Por, në Vjenë është paraparë edhe prania e euro-komisarit Johanes Han dhe ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve në Maqedoni, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.

Njoftimi për bisedimet në Vjenë vjen vetëm pak ditë pas deklaratës së euro-komisarit Johanes Han, se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta njohë qeverinë e re të Maqedonisë, nëse zgjedhjet nuk i vlerësojnë si korrekte dhe demokratike. Sot, diplomati shumë vjeçar amerikan dhe ekspert për Ballkanin, Daniel Server, tha se janë të mundshme sanksione për politikanët maqedonas.

“Mund të ketë sanksione kundër individëve, si ndalim udhëtimi, ngrirje e pronës- edhe ps e nuk pres që të kenë efekt menjëherë. Pastaj nuk duhet harruar se partitë në pushtet ende kanë një ndikim të madh në opinionin publik”, deklaroi profesori Server.

Ndërkohë deri tani asnjëra nga katër partitë politike, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, nuk janë prononcuar publikisht mbi këtë çështje.

The post ​Të premten, bisedime në Vjenë për dalje nga kriza politike appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në 25 vjetorin e çlirimit të Ferizajt mbahet ekspozita me fotografi “Gratë në rrugën e lirisë”

Gratë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, trimëreshat, heroinat e luftës për liri, gratë e lirisë - në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img