27,03,2025

​Kerry, zyrtari më i lartë amerikan që viziton Hiroshimën!

Must Read

Kerry airplane exit

Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kerry do të bëhet zyrtari më i lartë amerikan që do të vizitojë Hiroshimën, pasi të hënën do të udhëheqë një delegacion të ministrave të Jashtëm të G7-ës, të cilët do të vendosin lule mbi monumentin që nderon 140 mijë viktimat e bombës së parë, të përdorur, atomike në historinë e njerëzimit, në vitin 1945.

Mbetet të shihet nëse vizita e Kerryt do të paraqesë test për një vizitë të mundshme të presidentit Barack Obama në Hiroshimë në muajin maj, atëherë kur Obama do të jetë i pranishëm në takimin e G7-ës, që do të zhvillohet në rajonin Ise-Shima të Japonisë.Kjo do të jetë vizita e katërt e Obamës në Japoni, njëherësh e fundit në cilësinë e presidentit amerikan.

Asnjë president i SHBA-së nuk ka vizituar Hiroshimën përsa kohë ka qenë në krye të shtetit.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Fumio Kishida, ka ngjallur shpresën që takimi i ministrave të Jashtëm të rezultojë me një deklaratë të përbashkët për çarmatosjen bërthamore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një vajze në Ferizaj në janar të këtij viti

Është arrestuar një person i dyshuar se ka dhunuar një femër në Ferizaj Siç ishte raportuar në Janar të këtij...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img