22,12,2025

​Inaugurimin e Thaçit, qytetarët mund ta përcjellin edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”

Must Read

thaci-president-ceremonia-780x439

I

Ndonëse nesër sheshet e Prishtinës do të gumëzhijnë prej mysafirëve ndërkombëtarë dhe forcave të sigurisë, në sheshin “Zahir Pajaziti” është planifikuar të vendoset edhe një ekran i madh, ku qytetarët do të mund të ndjekin drejtpërdrejtë ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke filluar nga ora 11:00, qytetarët përmes këtij monitori të madh të vendosur afër hotelit “Grand” do të mund ta ndjekin pranim-dorëzimin e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, të pasuar nga fjalimi inaugurues i presidentit Thaçi dhe ceremonia solemne e inaugurimit në sheshin “Skënderbeu”.

Vendosja e këtij monitori për qytetarë është konfirmuar edhe nga Këshilli Organizativ i ceremonisë së inaugurimit. /KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img