27,07,2024

​ Gjyqtari në prokurori, dyshohet se favorizoi Emiljano Shullazin

Must Read
Emiljano Shullazi

 

Ish kryesekretarja e Gjykatës ka thënë në dëshminë e saj se Metalla e kishte urdhëruar të vuloste vendimin për ish Hotel Vollgën pavarësisht se pala e humbur kishte apeluar çështjen.

Me këtë veprim të ish kryesekretares, vendimi kishte marrë formën e prerë, duke i mbyllur rrugën apelimit. Abcnews raporton se Metalla do të ballafaqohet në prokurori me kryesekretaren, pasi kjo e fundit pretendon se është urdhëruar nga ish-kryetari i Gjykatës që ta vulosë vendimin.

Bëhet fjalë për vendimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Durrësit të cilët urdhëruan Hipotekën të regjistrojë ish-hotel Vollgën në pronësi të kompanisë arabe, e cila përfaqësohej nga Emiljano Shullazi. Ervin Metalla është një nga tre antarët e trupit gjykues që rikthyen në detyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon. Dy gjyqtarët e tjerë janë Maria Qirjazi dhe Fiqirete Mullai./lapsi.al

 

 

The post ​ Gjyqtari në prokurori, dyshohet se favorizoi Emiljano Shullazin appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img