15,09,2025

Yll Dalladaku vazhdon shkollimin në West Point

Must Read

Ish-presidentja Atifete Jahjaga nëpërmes llogarisë së saj në Facebook ka njoftuar se Arilena Shala dhe Yll Dalladaku do të jenë studentët e parë nga Kosova që do të shkollohen në akademinë më prestigjioze ushtarake amerikane West Point.

“I përgëzoj ata dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për suksesin në përmbushjen e kritereve rigoroze akademike, i cili do të hapë mundësi të reja për profesionalizimin dhe avancimin e kuadrove të ushtrisë tonë”, ka shkruar Jahajga, transmeton Koha.net.

Ajo më tej thotë se ndjehet jashtëzakonisht krenare për këtë të arritur dhe falënderuese për mundësinë që West Point ua ofroi kadetëve të FSK-së si rezultat i bisedave me udhëheqësit e kësaj akademie gjatë vizitës time atje në vitin 2014.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img