08,11,2025

Wenger e tregon të ardhmen e Sanchez dhe Ozilit

Must Read

cropped_4488718

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është i bindur se dyshja e skuadrës së tij, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez verën që vjen do të rinovojnë kontratën me “Topçinjtë”.

Reprezentuesi gjerman dhe ai kilian janë të lidhur me largimin nga londinezët në fund të këtij sezoni, transmeton KosovPress.

Por tekniku francez beson se Ozil dhe Sanchez janë të lumtur në Arsenal dhe të gatshëm të vazhdojnë kontratën me klubin nga “Emiratës”.

“Kjo do të bëhet gjate verës. Ne këtë moment nuk ka asgjë tjetër. Unë jam i sigurt se ata janë të lumtur dhe ata duan të qëndrojnë këtu”, ka thënë Wenger.

“Ata kanë edhe dy vjet kontratë dhe unë jam i lumtur kur flas për mundësinë e rinovimit të kontratës së tyre”, ka theksuar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img