15,09,2025

Vetëvendosje: AAK-ja nuk është konsultuar me ne për protestën

Must Read

levizja-vetevendosje-633x380

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas thirrjes së protestës për 14 maj nga AAK-ja, raporton GazetaBlic.
Zëdhënsi i VV-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se AAK-ja nuk është konsultuar fare me Vetëvendsosjen dhe se protestat e tilla mund të rezultojnë si jo të fuqishme.

Shikojeni të plotë njoftimin:

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka qenë e njoftuar paraprakisht në lidhje me këtë datë të shpallur nga AAK. As nuk jemi konsultuar dhe as nuk kemi biseduar mes vete për këtë.
Kosova ka nevojë për protesta dhe ato do të ndodhin pashmangshëm. Por protestat duhet të jenë të organizuara mirë dhe të mbahen në kohën e duhur. Veprimet e pakoordinuara rrezikojnë ta dobësojnë përpjekjen opozitare dhe të rezultojnë me protesta jo mirë të organizuara dhe jo të fuqishme e masive. /G.Blic

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img