05,05,2024

Veseli: Me ‘Fillim të Ri’, prej 1 janari do të ketë sigurim edhe për produktet bujqësore

Must Read

Këtë premtim kreu i PDK-së ua dha pemëtarëve, gjatë një vizite në pemëtarinë “Agrovizioni”, ku janë të mbjella 45 hektarë me mollë dhe me dardhë.Veseli theksoi në bashkëbisedim me pemëtarë dhe fermerë se plantacionet e standardeve moderne evropiane sikur ato që vizitoi në Llugagji duhet të përkrahen pasi ato rrisin prodhimet vendore dhe hapin vende të reja pune. “Nuk ka prioritet tjetër në fillimin e ri, është prodhimi, prodhimi dhe ndihmesa e ndërmarrësve. Problemet e identifikuara që duhet të zgjidhen, kemi institutitn bujqësore në të njëjtën kohë duhet të shikojmë mënyrën kualitativ cila farë përdorët që nga fillimi ose fidanet, në të njëjtën kohë plehrat organik, të cilët përdorën të dihet saktësisht cilat prodhohen. Nuk do të lejohet më të ketë importe në mënyrën e tyre që sjellin rërë në Kosovë. Po me vjen rënd ta them e kam dëgjuar nga ju. Fatkeqësitë natyrore që i kanë shkaktuar shumë dëme, tek ju nga 200 mijë euro ndërsa fermeri i Frutomanisë tha 450 mijë euro dëmi i pranuar nga institucionet. Po e them edhe këtu, që nga data 1 janar 2018 do të hyjë në fuqi mbrojtja e produkteve bujqësore të cilat participimin 70 për qind do ta bëjë buxheti i shtetit por dijeni edhe ju se është në interesin e juaj që të participoni me 20 deri 30 për qind të participoni edhe ju”, tha Veseli.Sipas Veselit një nga elementet që është treguar kur është investuar që ka pasur sukses,  është bujqësia. Prandaj sipas tij, Fillimi i Ri ka në plan të parë zhvillimin ekonomik dhe përkrahjen e prodhimeve vendore. “Zhvillimi ekonomik është pjesë e detyrë që i takon kësaj gjenerate dhe këtij vendi. Ne duhet të orientohemi në politika zhvillimore. Një fillim i ri i cili koncept parësor ka si objektiv transformimin e fuqishëm ekonomik në përkrahjen e ndërmarrësve, ndërmarrësit janë ata që e zhvillojnë ekonominë në Kosovë, ndërsa institucionet duhet të jenë përkrah tyre t’i ndihmojnë, t’i ndihmojnë ata të cilët kanë prodhim ndërmarrës si ju dhe në të njëjtën kohë krijojnë vende të lira të punës dhe produktet tona të konsumohen edhe për qytetarët tanë edhe të dalin për eksport. Ne mund t’ia arrijmë këtë”, theksoi Veseli. /GazetaExpress/. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img