29,04,2024

U lansua projekti “Fokusohu në aftësi” nga organizata e personave me distrofi muskulare në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.20.07.2017. U lansua projekti  “Fokusohu në aftësi” që është duke u implementuar nga organizata e personave me distrofi muskulare në Ferizaj.

“Sot jemi duke e lansu projektin që është duke implimentar organizata e personave me distrofi muskulare ne Ferizaj.Është një projekt i financuar nga bashkimi evropian i menaxhuar nga zyra e bashkimit evropian  në Kosovë dhe implementuar nga organizata e personave me distrofi muskulare dega në Ferizaj.
Qellimi, projekti ka të bëjë me  rritjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuar. Pra qëllimi i projektit ështe identifikimi i institucioneve të obliguara nga legjislacioni i aplikueshëm për të punësuar persona me aftësi të kufizuar. Aktivitet gjatë këtij projekti do të jenë, një hulumtim i të gjitha kompanive publike dhe private dhe institucioneve mbi gjendjen e të punësuarve me aftësi të kufizuara sipas ligjit ne fuqi. Çdo kompani dhe institucion është i obliguar që të punësojë persona me aftësi të kufizuara, në çdo 50 persona të jetë 1 me aftësi të kufizuara që në fund të vitit, diku gjatë dhjetorit do të dalim me një raport mbi të gjitha institucionet të cilat e kanë përmbushur kriterin e punësimit të personave me aftësi të kufizuara dhe ata të cilët nuk e kanë përmbushur këtë kriter.
Aktualisht është viti i dytë që jemi duke u marrë me  fushën e punësimit.
Vitin e kaluar kemi arritur që ti punësojmë 8 persona me aftësi të kufizuara kryesisht në sektorin privat . Kompanitë publike dhe institucionet nuk kanë shprehur gatishmëri duke thënë se kanë të punësuar me aftësi të kufizuara, mirëpo kur i kemi kërkuar saktë emrat dhe personat të cilët janë të punësuar kanë hezituar dhe nuk kanë pas ndonjë dëshmi për këtë.Ka persona që janë në gjendje për të punuar punë të ndryshme” u shpreh Enver Kosumi.

Gjate ketje projekti do te zhvillohen keto aktivitete: 1. Hulumtim. 2. Trajnimi i Personav me aftësi të kufizuar. 3. Tryeza e Rrumbullaket. 4. Takimet avokuese. 5. Konferenc për media.

Ekziston komiteti për persona me aftësi të kufizuar gjithashtu është formuar edhe një komision i cili merret me punësimin e këtyre personave, natyrisht duke i kontaktuar bizneset e ndryshme si dhe po ashtu edhe organet komunale te cilat do te jene te gatshme dhe do i dalin ne ndihme këtyre kategorive aq sa është e mundur dhe aq sa na lejojnë mundësitë tona. thënë kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt Faruk Guri.
“Ne si në nivel lokal përveç këtij komiteti thash qe jemi duke u munduar qe ta bëjmë atë çka është e mundur.Unë dua të them se ne si shoqëri nuk kemi mundur t’iu dalim në ndihme aq sa duhet këtyre kategorive dmth me aftësi te kufizuar dhe posaçërisht këtij aktiviteti qe është për persona me distrofi.Por mendoj që në të ardhmen shoqëria gjithsesi duhet ta merr për obligim ndoshta edhe të bëjë një diskriminim pozitiv dhe të inkuadrojë jo ashtu siç i kërkon ligji që në çdo 50 persona të jete 1 i punësuar por të punësoj sa më tepër.Mbetet detyre e organeve lokale por ne përgjithësi dhe e bizneseve qe te japin kontributin e tyre me inkuadrimin e këtyre personave ne pune sepse këta e meritojnë më tepër se gjithë kategoritë tjera që jemi konkretisht.Ne jemi munduar qe te punësojmë këta persona edhe ne institucionet e komunës dhe mendoj qe përkundër asaj qe nuk është nje numër i deshifrueshëm dhe qe deshifrojmë ne, është nje numër afërsisht aq sa edhe kërkohet me ligj” u shpreh Faruk Guri.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img