17,09,2025

Tre të vdekur nga aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Must Read

Një aksidenti  rëndë komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht te fshati Llugaxhi, në të cilin ka edhe të vdekur.

Indeksonline ka kontaktuar me stacionin policor në Lipjan, i cili ka konfirmuar aksidentin. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture me targa të huaja.

Screen Shot 2016-09-03 at 11.20.19

“Po aksidenti ka ndodh në magjistrale, te fshati Llugaxhi, ekipet policore tashmë janë në teren si dhe vetura e ambulancës”, kanë thënë nga ky stacion.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar se në këtë aksident ka të vdekur.

“Sot në orën 7:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture civile dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, në fshatin Llugaxhi. Nga ky aksident ka edhe të vdekur”, tha Ahmeti, duke shtuar se nga aksidenti kanë vdekur tre persona.

“Dy ferma dhe një mashkull ka vdekur në aksident”, tha ajo

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img