24,10,2025

Therje me thikë në shesh të Ferizajt

Must Read

Rreth orës 21:20 në sheshin  e Ferizajt  ka ndodhur një përleshje mes tre personave , ku për pasojë janë lënduar  dy prej tyre.

Rastin e ka konfirmuar për Ferizajpress edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli.

“Rreth orës 21:20 në sheshin e Ferizajt  janë përfshirë në një rrahje tre person, ku dy prej të cilëve kanë marrë lëndime trupore. Dy prej tyre pas trajtimit mjekësor janë dërguar në stacionin policor për tu intervistuar. Ndërsa personi i tretë nuk është paraqitur në polici. Dy personat pas  intervistimit , me vendim të prokurorit shkojnë   në mbajtje për 48 orë,  Është vërtetuar se gjatë kësaj përleshje është përdorur një mjetë i mprehtë dhe një shufër metalike.  Prokuroi  më këtë rast ka vlerësuar se janë shkaktuar lëndime të rënda trupore” ka thënë zëdhënësi Kanun Veseli

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img