26,04,2024

Thaçi për arrestimin e Haradinajt: Këto veprime po ndodhin me dijeninë e plotë dhe nën heshtjen e BE-së

Must Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në një intervistë ekskluzive për Info Magazine të Klan Kosovës, se arrestimi i Ramush Haradinajt është veprim flagrant i Serbisë, por shqetësues është fakti se gjithçka po ndodh banda dijenive të Bashkimit Europian dhe këto institucione po heshtin.

“Dua të shpreh zërin tim kritik për BE-në. Këto veprime po ndodhin me dijeninë e plotë dhe nën heshtjen e autoriteteve të Bashkimit Europian. Pala kosovare nuk mund t’i vë kushte Serbisë, por të mbajë raport reciprociteti, ama BE-ja duhet të jetë e qartë”, ka thënë Thaçi.

“Kjo nuk do të duhej të ndodhte. Kemi kërkuar nga Bashkimi Europian vazhdimit të ndërhyjë në heqjen e fletëarresteve”.

“Kjo që i ka ndodhur Haradinajt është e panevojshme, qëllimkeqe dhe e dëmshme. Është veprim flagrant prej Serbisë. Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë, dhe kjo çështje duhet të përmbyllet një herë e përgjithmonë”.

“Serbia e ka humbur luftën dhe betejën politike për ta penguar Kosovën të jetë e pavarur. Krejt çka i ka mbetur, është të merret me krime të supozuara të luftës”.

Thaçi ka kujtuar se ndalimi i Haradinajt nuk është i pari i këtij lloji.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img