26,04,2024

Tanin viziton Beogradin, Daçiq lavdëron UNMIK-un

Must Read

Atje është takuar me zëvendëskryeministrin e  parë dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Vizita e tij realizohet në prag të mbledhjes së rregullt të Këshillit të Sigurimit të KB, në të cilën do të shqyrtohet raporti tremujor i punës së këtij misioni në Kosovë.

Sipas komunikatës, në këtë takim u theksua bashkëpunimi i mirë midis Serbisë dhe këtij misioni.

Bëhet e ditur se u paraqitën vlerësime mbi situatën aktuale në Kosovë, veprimin e UNMIK-ut, pastaj mbi angazhimin e këtij misioni në fushat me rëndësi për mbetjen, jetën normale e të dinjitetshme të serbëve dhe të pjesëtarëve të komuniteteve të tjera joshqiptare, shkruan  në komunikatë.

Në takim u  theksua rëndësia e Misionit për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit si dhe angazhimi i UNMIK-ut për të gjitha çështjet me rëndësi për zbatimin e Rezolutës së KS të KB 1244.

Në takim u theksua edhe rëndësia e pranisë së pazvogëluar të UNMIK-ut, duke u nisur nga besimi që ka popullata serbe dhe joshqiptare në punën e misionit, shkruan komunikata.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në të cilën do të shqyrtohet raporti mbi punën e UNMIK-ut do të mbahet të enjten, më 25 gusht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img