04,05,2024

Svarqa: Ministrat e PDK-së po pengojnë zhvillimin e Ferizajt

Must Read

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka akuzuar ministrat e Qeverisë së Kosovës, nga radhët e PDK-së, për pengim të projekteve madhore për komunën e Ferizajt, duke aluduar në krijimin e një kyçje të re në autostradëën ‘’Arbën Xhaferi’’.

Svarqa, duke folur për opozitën, tha se një pjesë e projekteve madhore nga Qeveria e Kosovës  nuk vijnë në Ferizaj, pikërisht për shkak të pengesës që i bëjnë njëri tjetrit.

‘’Unë kam bërë përpjekje, kam dhënë maksimumin, por këto projekte tejkalojnë kompetencat e komunës, komisioni ndërministror ka mbajtur mbledhje për krjimin e një kyçje në autostradë, mirëpo nga ministrat e PDK-së është refuzuar për çështje teknike,  por brenda dy jave kjo do të konkretizohet. Nëse nuk arrihet kjo do të mbetet në ndërgjegjen e atyre që po e pengojnë këtë qytet dhe këtë projekt. Ndërsa për çështjen e hekurudhës nën tokë ka një konfirmim edhe nga ministri dhe kryeministri.  Lufta që po bëhet për zbatimin e kësaj qeverie nuk garanton zbatimin e këtyre projekteve’’, u shpreh Svarqa.

Në këtë intervistë për Televizionin Tema, Svarqa theksoi se procedurat e Kuvendit Komunal kanë përfunduar për krijimin e 2 mijë parkingjeve nëntokësore tek shkolla e bujqësisë, dhe 1 mijë të tillë tek parcela ku ndodhej objekti i çerdhes ‘’Adhmëria Jonë’’.

‘’Në PZHK orientimet tona janë për transferimin e komunës tek shkolla Gjon Serreçi dhe rrënimin e atij objekti aktual si dhe aty të krijojmë parkingje nëntokësore, hapësira të gjelbra, shëtitore, dhe nxënësit e Gjon Serreçit t’i vijojnë mësimet tek gjimnazi ‘’Dr.Shaban Hashani’’, kurse ata të gjimnazit do të dislokohen te Euro Goma’’, tha ai.

Si projekte të rëndësishme që pritet të realizohen në komunën e Ferizajt, kryetari i Ferizajt, përmendi ndërtimin e fabrikës së ujit të pijes me një kosto mbi 5 milionë euro.

Ai foli edhe për vendimet e marra nga Kuvendi Komunal, e që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal po i kthen në rishqyrtim.

‘’Natyrisht që ka vend për vetëkritikë, por një pjesë e vendimeve që janë marrë përmes procedurave të Kuvendit, shpeshherë nga mungesa e konsulimit paraprak janë kaluar në kuvend për çështje shumë të thjeshta dhe janë rikthyer për çështje shumë të thjeshta.  Nuk është normale logjika që të aprovohet një vendim me shumicën e anëtarëve prezent të kuvendit kur rregullorja dhe ligji e përcakton tek dhënia e pronave që duhet të ishte shumica e anëtarëve të zgjedhur të kuvendit megjithëse taksativisht nuk e specifikon. Ne gjithëherë kemi vepruar sipas rekomandimeve të MAPL-së’’, u shpreh Svarqa.

Lidhur me Planin Zhvillimor Komunal, Svarqa tha se përplasjet për këtë plan janë krijuar nga persona që mbrojnë interesat e ndërtimtarëve.

‘’Ne jemi të interesuar që kërkesat e qytetarëve t’i inkorporojmë në PZHK. Interpretimet tjera janë për konsume për nevoja të përditshhme, shpeshherë ky plan ka krijuar përplasje në mes të individëve që mbrojnë interesa të ndërtimtarëve, por  ne nuk mund të mbesim pre e këtyre’’, deklaroi Svarqa. / TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img