17,11,2025

Sot diskutohet për çështjen e sigurisë në Prizren

Must Read

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, do të takohet sotme anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Prizrenit.

Në këto takime do të diskutohet për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe për parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.

Gjatë këtyre diskutimeve pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e forumeve të sigurisë nga komunat e këtij regjioni: komuna e Suharekës, komuna e Dragashit, dhe komuna e Minushës.

Ky takim do të zhvillohet në kuadër të takimeve që do të mbajë ministri Hyseni në të gjitha rajonet e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img