18,12,2025

S’ka takim Thaçi – Kurti, dekreti dërgohet me letër në Vetëvendosje

Must Read

Albin Kurti ka refuzuar që t’i shkojë në zyrë presidentit të vendit, Hashim Thaçit për ta marrë dekretin pas propozimit të mandatarit për formimin e qeverisë, raporton Gazeta Express.

Rrjedhimisht, merret vesh se Kurti pritet të mos shkojë për të marrë dekretin, derisa, tashmë presidenca tashmë e ka përcjellë të njëjtën në zyrën e LV-së.

Dekreti i presidentit përcillet sot në zyrën e kreu të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që zyrtarisht njoftohem për emrin e propozuar.

I mbetet pastaj kryesisë që të thërrasë mbledhjen e Kuvendit në afat prej 15 ditës.

Në anën tjetër, Televizioni T7 raporton nga vendi i ngjarjes se mediat nuk po lejohen që të hyjnë në presidencë, në vendin ku ishte paraparë të mbahej takimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

Një rast shqetësues ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img