18,11,2025

ShSKUK do ta pajisë me CT Spitalin e Ferizajt

Must Read

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe drejtori i përgjithshëm, dr. Valbon Krasniqi vizituan Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.

Gjatë vizitës i prezantuan investimet që do të bëhen nga ShSKUK në këtë Spital, ku parashihet të pajiset për herë të parë me Tomografi të Kompjuterizuar (CT).Përmes këtyre pajisjeve do të lehtësohet trajtimi i pacientëve dhe puna e stafit mjekësor.

Menaxhmenti i spitalit njoftoi në lidhje me punën që po bëhet në spital dhe kapacitetet që ka spitali për trajtim të përgjithshëm të pacientëve, përfshirë edhe rastet me COVID. Drejtori i ShSKUK-së dhe Bordi Drejtues, pasi shprehën falënderimin ndaj stafit të spitalit, ofruan përkrahje të mëtejme, qoftë përmes investimeve kapitale, furnizimit me barna dhe material shpenzues, por edhe me pajisjet e nevojshme mjekësore.

Pas vizitë së Spitalit, u vizitua edhe Qendra e Shëndetit Mendor me Shtëpinë për Integrim, ku poashtu u shpalos puna e këtij institucioni.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img